Politikanja serbe, Rada Trajkoviç, ka akuzuar Rusinë, se po vazhdon t’i mashtrojë serbët, duke luajtur me emocionet e tyre.
Trajkoviç, ka thënë se serbët nuk kanë fituar asgjë nga Moska me këto mashtrime që iu bëhet.
Sipas saj, rezultati është zero.
Trajkoviç ka shkruar në Twitter se serbët nuk kanë përfituar asgjë nga mashtrimet e Rusisë.
Ndërkohë, që Rusia po kërcënon botën me luftë, Serbia ende nuk po arrin të shkëputet nga e kaluara e saj, duke mbajtur lidhje të forta me Rusinë.
Rusia përmes Serbisë po punon që ta destabilizojë Ballkanin, e që Aleksander Vuçiq, si aleat i Vladimir Putinit, po ia trason këtë rrugë.
Vuçiq dëshiron që Serbia të integrohet në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht furnizohet me armatim nga Rusia, e që kjo qasje shpesh është kritikuar nga liderët e BE-së.
/TV Malisheva