Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19, janë shëruar 31 persona, ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja.

Kjo është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi i rasteve në teren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3417 raste, prej tyre 3269 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 62 raste.

/TV Malisheva

Share.