Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.
“Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507. Në total numri i rasteve aktive është 4.541”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva