Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borej, deklaroi sot se është thellësisht i shqetësuar për tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe u bëri thirrje liderëve atje që të shmangin shpërbërjen e atij vendi ballkanik.

“Situata në BiH është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tani tendencat centrifugale janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrel në një konferencë sigurie në Mynih, raporton AP.

Muajin e kaluar, administrata e presidentit të SHBA-së Joseph Biden njoftoi sanksione të reja kundër anëtarit serb të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik./TV Malisheva

Share.