Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë 21 të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Mashtrim në detyrë”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrim me subvencione” dhe ”Falsifikim i dokumenteve”.
Aktakuza është ngritur kundër disa të pandehurve si persona zyrtarë dhe kundër të pandehurve si përfitues.
Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë kanë inicialet si në vijim: L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.
Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250.00 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650.00 euro.
Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500.000.00) euro, si dhe të disa veturave./TV Malisheva