Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19.

Sipas MSH-së, gjatë kësaj kohe nga 2 mijë e 840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.

Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502.

Në total numri i rasteve aktive është 3.057./TV Malisheva

Share.