Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 4 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar 1 rast i ri.
Kjo është bërë e ditur nga komunikimi zyrtar i IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3423 raste, prej tyre 3295 janës hëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 42 raste.
/TV Malisheva