Pas ngjarjeve të fundit dhe testit pozitiv të Daniele Ruganit me koronavirus është shtyrë edhe dueli Juventus – Lyon.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet me 17 mars, shkruan KosovaPress.

Futbollistët e Juventusit, aktualisht janë në karantinë, duke bërë UEFA-në që të shtyj këtë takim.

Kurse për datën e re të ndeshjes, pritet të mësohet gjatë javës së ardhshme.

Kujtojmë, pak minuta më parë ishte pezulluar edhe ndeshja tjetër, Manchester City – Real Madrid.

🚨 Juve-Lyon, prévu mardi 17 mars, reporté à son tour !

— RMC Sport (@RMCsport) March 12, 2020

Share.