Forcat ruse janë duke avancuar në një pjesë të frontit në Ukrainë duke u afruar edhe në Kiev.

Ushtria ukrainase njoftoi mbrëmë se janë duke u kryer luftime për të ruajtur kontrollin e aeroportit strategjik të Hostomelit, vetëm 35 kilometra në veri-perëndim të Kievit.

Situata duket më e vështirë për urkrainasit në jug ku rusët kanë hyrë tashmë deri në rajonin e Khersonit, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur foto të tankeve me flamurin e Bashkimit Sovjetik duke iu drejtuar qyteteve ukrainase më në veri./TV Malisheva

Share.