Shtetet e Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë të gjitha sanksionet e mundshme kundër Rusisë, si përgjigje ndaj pushtimit në Ukrainë, ka thënë të premten ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë”, ka thënë Lindner para se të takohet me ministrat e tjerë të financave në Paris.

“Sanksionet e para i janë vënë Rusisë dhe ato do të dëmtojnë popullin rus dhe do të bllokojnë ekonominë ruse seriozisht”.

/TV Malisheva

Share.