Në kuadër të aktivitetit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, për matjen e zonave të rrugëve në Malishevës, edhe sot, sikur edhe ditëve, ka vazhduar puna në rilevimin e objekteve, terasave dhe rrethojave përgjatë rrugëve kryesore në qytetin e Malishevës.
Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Malishevës, Bashkim Krasniqi, i cili bashkë me zyrtarët e drejtorisë, në përpikëri po e mbikëqyrë punën në verifikimin e pronës publike dhe matjet që janë duke u bërë.
“Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë po vazhdon punën në verifikimin e pronës publike komunale përgjatë rrugëve kryesore për të evidentuar të gjitha ndërtimet, rrethojat apo çfarëdo pengese tjetër e cila vërtetohet që është në zonën e rrugës dhe pronës publike. Ne i lusim të gjithë qytetarët që para çdo investimi të verifikojnë saktë kufirin e pronës së tyre private dhe asaj shtetërore”, ka deklaruar drejtori Krasniqi.
Po ashtu drejtori Krasniqi, ka thënë se puna në matjet e zonës së rrugëve, pritet të përfundoj brenda muajit mars, dhe më pas, do të vazhdohet me procedurat për uzurpimet pronës publike.
/TV Malisheva