Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619.
Në total numri i rasteve aktive është 2.381.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.
Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
/TV Malisheva