Ministri ukrainas i mbrojtjes është njëri ndër zyrtarët që do të takohet me homologët rusë. Ky do të jetë takimi i parë që pas fillimit të invazionit të Rusisë në Ukrainë.
Autoritetet ukrainase kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm para se të fillohet me bisedime.
Bisedimet do të zhvillohen në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, kurse në takim do të marrin pjesë, ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak.
Kujtojmë që agresioni rus ndaj Ukrainës ka filluar mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit./TV Malisheva