Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se e ka thirrur një takim ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian për të diskutuar për konfliktin në Ukrainë.
Borrell, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se agjenda e takimit do të përqendrohet në “nevojat urgjente” dhe për koordinimin e ndihmave të Bashkimit Evropian për ukrainasit.
Më herët, presidenti i Ukrainës Zelensky bëri thirrje për anëtarësimin e menjëhershëm të vendit në BE, shkruan BBC.