Forcat ruse granatojnë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Forcat ruse kanë granatuar masivisht qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, me raketahedhës.

Sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ushtria ruse bombardoi Kharkivin me raketa të shumta Grad, duke rezultuar në dhjetëra njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

“Kharkovi sapo është granatuar masivisht me raketahedhës të shumëfishtë Grad. Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur! Ky tmerr duhet parë nga e gjithë bota! Vdekje pushtuesit!”, shkroi Gerashchenko në faqen e tij në Facebook të hënën.

Bisedimet e paqes ndërkohë po mbahen pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi midis zyrtarëve rusë dhe Ukrainës, transmeton Fox News.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https://www.facebook.com/andreyzdesenko/videos/1612527052414786/&show_text=false&width=292&t=0″ width=”292″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Share.