Një këshilltar nga zyra e presidentit ukrainas, Mikhail Podoljak, deklaroi se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës megjithatë po vazhdojnë.
Ai njoftoi në Twitter se raundi i tretë do të fillojë së shpejti, transmeton Russian Tass. Më herët, këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme nga Kievi, Anton Gerashchenko, tha se bisedimet mes dy palëve në kufirin ukrainas-bjellorusi kanë përfunduar. “Negociatat mes delegacionit ukrainas dhe atij rus po vazhdojnë. Raundi i tretë do të fillojë pas pak minutash”, ka shkruar Podoljak në Twitter. “Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko më herët në llogarinë e tij në Telegram, raportoi Interfax ukrainas. /TV Malisheva |