Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se nuk ka qenë të shtunën mbledhjen e kryesisë ku u diskutua për kandidatin për kryeministër ‘sespe ka të drejtë të mungojë ndonjëherë”.

“Kam të drejtë edhe unë ndonjëherë të mungoj në mbledhje të kryesisë që 20 vite, veç me mungu një ditë”, ka thënë Veliu, raporton Express

Mirëpo, ai thotë se sot nuk beson që do të zgjedhet kandidati për kryeministër.

“Sot do të diskutohet në bazë të rendit të ditës, sigurisht do te diskutojmë edhe besojmë që LDK së shpejti do ta ketë vendimin”, është shprehur ai.
Veliu, i pyetur rreth kandidimit të mundshëm të Vjosa Osmanit për kryeministre dhe raporteve me të, ka thënë “mua dhe zonjen osmani na bashkon LDK”.

Ai thotë se s’ka paknaqësi nga ana e tij.

“Une personalisht jam që LDK të garoj e vetme te matet me subjektet tjera ta shohim fuqinë e LDK’së e pas zgjedhjeve pastaj ti shohim rezultatin”, ka thënë ai.

Share.