Policia njofton se ka arrestuar një vajzë në Prishtinë pasi që dyshohet se e njëjta kishte rrahur nënën e saj.
Sipas policisë, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 27.02.2022 – 22:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Kosovës, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër shtetase e Kosovës. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./TV Malisheva