Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lënë të kuptohet se do ta braktisë klubin në fund të kontratës aktuale.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund iu bashkua Liverpoolit më 2015 dhe momentalisht ka kontratë me klubin nga Premierliga deri në vitin 2022, transmeton Gazeta Express.

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group, janë të etur për ta mbajtur gjermanin në klub duke i ofruar kontratë të re afatgjate, por Klopp ka lënë të kuptohet se do të largohet nga futbolli përkohësisht për të pushuar në momentin kur kontrata t’i mbarojë pas tre vjetëve.

I pyetur nëse planifikon të marrë pushim nga futbolli, Klopp tha për Kicker: “Duket se po. Kush mund të thotë tani se unë mund të jap gjithçka nga vetja pas tre vjetëve?”

“Nëse vendos vetë atëherë nuk mund të vazhdoj më dhe do ta marrë një pushim. Vendimin përfundimtar (për karrierën) e marr po atë vit”, shtoi ai.

“Unë jam plot energji, por e kam një problem, nuk mund bëj ‘pak’. Mund të bëj vetëm ‘gjithçka ose asgjë’”, theksoi ai.

“Por shanset janë që niveli i energjisë të rritet përsëri (pas pushimit) dhe unë mund ta bëj punën time përsëri në mënyrën sesi dua unë”.

Share.