Të paktën 10 persona u vranë dhe 35 u plagosën në sulmet me raketa nga forcat ruse në qendër të Kharkiv të martën, ka konfirmuar këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.
“Sheshi i Lirisë u godit nga një raketë lundrimi. Pati një goditje të dytë nga një raketë e ngjashme që goditi ndërtesën pas mbërritjes së shpëtimtarëve. Një e treta e ndërtesës së administratës ra”, tha Herashchenko, raporton BBC.
Ai ka shtuar se gërmadhat po pastrohen, derisa ka paralajmëruar se gjasat janë që të ketë edhe më shumë viktima dhe të lënduar.
Shërbimet e Urgjencës Shtetërore të Ukrainës konfirmuan gjithashtu numrin e të vdekurve në një postim në mediat sociale të martën.
/TV Malisheva