“Serbia nuk duhet të ndjekë një politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta, dhe ai që dëshiron që ne të vendosim sanksione ndaj Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë”, tha kryeparlamentari serb Ivica Daçiq mëngjesin e sotëm.

Daçiq deklaroi se sot shpall zgjedhjet presidenciale dhe vlerësoi se ngjarjet në dhe rreth Ukrainës kanë kushtëzuar që fushata zgjedhore në Serbi të jetë më pak intensive sesa do të ishte normale një muaj para zgjedhjeve.

“Jemi në një situatë ku pritet të dalim me dikë, secili niset nga interesat e veta, është logjike që Serbia të fillojë nga e veta dhe ne nuk kemi asnjë interes të bëjmë politikë në përputhje me pritshmëritë e Lindjes dhe Perëndimit por me interesat tona”, ka theksuar Daçiq./TV Malisheva

Share.