Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se ka marrë një kërkesë nga autoriteti i energjisë bërthamore të Ukrainës “për të ofruar ndihmë të menjëhershme në koordinimin e aktiviteteve në lidhje me sigurinë e Centralit të Energjisë Bërthamore të Çernobilit dhe objekteve të tjera bërthamore”.

Kërkesa erdhi pasi Rusia njoftoi IAEA se forcat e saj kanë marrë kontrollin e territorit rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, tha të martën Drejtori i Përgjithshëm Rafael Mariano Grossi.

Qindra punëtorë dhe banorë vendas kanë bllokuar një rrugë hyrëse për tek termocentrali bërthamor ukrainas pranë qytetit juglindor Enerhodar.

Video pamjet e mediave sociale të verifikuara nga CNN të mërkurën treguan punëtorët e Centralit dhe qytetar tjerë të zonës duke bllokuar rrugët e hyrjes në termocentral, një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë.

Dmytro Orlov, kryebashkiak i Enerhodarit, tha në faqen e tij në Facebook: “Ne përcollëm qëndrimin e qytetit tonë dhe banorëve të tij se Centrali Bërthamore Zaporizhzhia] është nën mbrojtje të besueshme, nga punëtorët dhe banorët e Enerhodar”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tërhoqi vërejtjen se çdo veprim ushtarak ose ndonjë veprim tjetër që mund të kërcënojë sigurinë e centraleve bërthamore të Ukrainës duhet të shmanget.

Centrali i Zaporizhzhia është më i madhi nga centralet bërthamore të Ukrainës, me gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit./TV Malisheva

Share.