Kina nuk do t’iu bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit filloi pushtimin e Ukrainës.
Kjo është bërë përmes një njoftimi nga rregullatori I bankave të vendit, raporton Associated Press.
Pekini kundërshton sanksionet, tha Guo Shuqing, kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.
“Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse. Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”, tha ai./TV Malisheva