Një qytetar ka ndërruar jetë dhe 83 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Njoftimi i plotë:

02 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.814.005 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.597.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

/TV Malisheva

Share.