Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase pretendon se ka rënë në zotërim të planit të luftës ruse të Brigadës 810 Detare të Flotës së Detit të Zi, sipas të cilit, ideja ishte të nënshtronte Ukrainën në 15 ditë, shkruan “Pravda” e Ukrainës.

Këto dokumente u publikuan fillimisht më 18 janar dhe “Pravda” citon si burim Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës, i cili i publikoi dokumentet në Facebook.

Sipas informacioneve sekrete, plani për luftën në Ukrainë ishte që vendi duhet të bjerë brenda 15 ditësh, nga 20 shkurti deri më 6 mars, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

“Ne po u themi një gjë agresorëve rusë: lini pajisjet dhe dokumentet tuaja sekrete në shtëpi, sepse nëse i marrim do të jetë mirë për avokatët tanë dhe për Hagën”, shtoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt./TV Malisheva

Share.