Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë në luftën në Ukrainë, sipas mediave lokale të lajmeve.

Kjo, duke cituar një postim në rrjetet sociale nga kolegu i tij.

Mediat ukrainase të lajmeve raportojnë se Andrei Sukhovetsky, zëvendës komandanti i Ushtrisë së Kombinuar të Armëve të 41-të, ishte vrarë të mërkurën e 2 marsit.

Ato cituan një postim të “VKontakte” që njoftonte vdekjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një deputet i grupit të veteranëve rus, “Vëllazëria Luftarake”.

“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë një operacioni special”, thuhet në postimin e tij, pa specifikuar rrethanat.

Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i website-t të verifikimit të fakteve “Bellingcat”, postoi në Twitter lajmin për vdekjen.

Grozev shtoi se nëse ky lajm konfirmohet do të ishte një “demotivim i madh” për forcat ruse.

Gazeta ukrainase “Fakti” raportoi se Sukhovetsky mbante këtë titull që nga tetori i vitit 2021 dhe ishte vendosur në Novosibirsk.

/TV Malisheva

Share.