Një anije mallrash e Estonisë është fundosur në portin e Odessas në Ukrainë pas një shpërthimi, shkruan The Guardian.
Dy anëtarë të ekuipazhit të anijes së mallrave Helt në pronësi të Estonisë u evakuuan në një gomone, tha Igor Ilves, drejtor menaxhues i Vista Shipping Agency me bazë në Talin.
Shkaqet që kanë çuar në shpërthim nuk janë bërë të ditura.
Katër anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të zhdukur.
“Anija është fundosur. Dy pjesëtarë të ekuipazhit janë në një gomone në ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di se ku janë për momentin”, ka thënë ai.