Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 69 raste të reja me koronavirus nga 1.552 testime dhe asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778. Në total numri i rasteve aktive është 1.567./TV Malisheva