Shërbimet inteligjente ruse po planifikojnë të bëjnë ekzekutime publike, shkruan redaktorja e Bloomberg, Kitty Donaldson.
Donaldson thotë një zyrtar anonim i inteligjencës evropiane ka treguar se kanë zbuluar strategjinë ruse për demoralizimin e qytetarëve ukrainas, duke përfshirë këtu ndalimin e ukrainasve dhe kryerjen e ekzekutimeve publike.
“Agjencia ruse e inteligjencës, Shërbimi Federal i Sigurisë, ka hartuar plane për ekzekutime publike në #Ukrainë pasi qytetet janë kapur, sipas një zyrtari të inteligjencës evropiane”, ka shkruar ajo në Twitter.
Rusia ka ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë më 24 shkurt. /TV Malisheva