Microsoft njoftoi të premten se do të pezullojë “të gjitha shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve në Rusi”, raporton CNN.
Në një njoftim online, presidenti i Microsoft Brad Smith shkroi se kompania gjithashtu “ndalon shumë aspekte të biznesit të saj në Rusi në përputhje me vendimet e qeverisë për sanksionet”.
Kompania deklaroi se vazhdon të ofrojë mbrojtje kundër sulmeve kibernetike për Ukrainën, duke shtuar se së fundmi ka ndihmuar stacionin më të madh televiziv ukrainas që ishte nën sulme kibernetike.
Ekipi i sigurisë kibernetike i Microsoft-it ndihmoi në përgjigjen ndaj sulmeve kibernetike ndaj “më shumë se 20 organizatave qeveritare, IT dhe financiare” në Ukrainë, shkroi Smith./TV Malisheva