Gratë ukrainase janë detyruar që të largohen nga vendi i tyre për shkak të rrezikut nga luftimet.

BBC ka treguar përvojat që kanë përjetuar gratë ukrainase derisa janë larguar nga vendi i tyre, transmeton TV Malisheva.

Vlada një 29 vjeçare, ka zgjedhur të qëndrojë në Kiev me nënën e saj. Dyshja kanë kaluar ditët e fundit të fshehur në shtëpinë e tyre. Ajo thotë se ata “po përpiqen të mbështesin njëra-tjetrën “. “Shpërthimet u afruan aq shumë sa dritaret tona po dridheshin,” thotë ajo.

Olesia po udhëton drejt kufirit polak me shpresën për të gjetur strehim, duke lënë pas gjyshen e saj 83-vjeçare në Kiev. “Ajo ishte më së shumti e shqetësuar për ne,” thotë Olesia. “Kështu që ajo na tha të shkonim. Edhe pse Kievi ndihet i sigurt tani, ne nuk e dimë se si do të jetë brenda një jave, kështu që morëm një vendim për t’u arratisur.”

Masha dhe vajza e saj 14-vjeçare janë bërë refugjatë dhe janë zhvendosur në Tel Aviv.

“Ecëm në kufirin ukrainas dhe ishte një natë e tmerrshme. Gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit qëndruan atje për orë të tëra,” thotë ajo.

Gratë dëshpërimisht ia jepnin foshnjat e tyre rojeve kufitare, sepse po ngrinin.

Share.