Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ripostuar citimin e ministres e Jashtme së Shqipërisë Olta Xhaçka, e cila hodhi poshtë akuzat e presidentit rus Vladimir Putin se “janë shtuar mercenarët shqiptarë në Ukrainë”.

Sipas ambasadores Kim, këto gënjeshtra nga Rusia bëhen për të larguar vëmendjen nga e vërteta.

“Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe se është përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan ajo.

/TV Malisheva

Share.