I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi dje se Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës në këto kohë të vështira, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ka takuar ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq.
“Ai më siguroi se Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij drejt pranimit në BE. Ne ramë dakord për rëndësinë që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”, shkruan Lajçak.
Ndryshe, Kosova i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.
/TV Malisheva