Ish-ministri gjerman për Evropën i ka cilësuar të turpshme protestat në Serbi pro Putinit dhe Rusisë.

Roth i cili është edhe deputet Bundestag ka shkruar se protestat e serbëve pro invazionit rus janë të neveritshme.

“Turp për ju. Ju pështyni në vlera evropaine. E neveritshme”, ka shkruar ai.

Mbrëmë në Beograd u mbajt një protestë në mbështetje të Putinit dhe Rusisë.

Protesta u mbajt në afërsi të Presidencës së Serbisë dhe protestuesit dhanë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës të enjten e kaluar.

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezheviq nga Patrulla Popullore dhe Mladen Obradoviq nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena.

Ata thanë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz do të dalin në rrugë.

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët mbanin flamuj rus dhe serb dhe thërrisnin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhti, tradhti”. Protestuesit më pas marshuan drejt ambasadës ruse.

/TV Malisheva

Share.