Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti ka votuar sot në orën 08:00 në Lagjen 1, në qendrën e votimit te Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

“Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj të dalin të votojnë, të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e këtij qyteti, të votojnë që t’i japim fund marrjes peng të qytetit të Durrësit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit”, tha para medieve Hoti.

/TV Malisheva

Share.