Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka zbuluar te shtunen një plan prej gjashtë pikash që ai shpreson se do të sigurojë që Rusia të dështojë në pushtimin e saj të tmerrshëm të Ukrainës.

Joshnson ka thënë se “nuk janë historianët e ardhshëm, por populli i Ukrainës ata që do të jenë gjyqtarët tanë” për mënyrën se si bota reagon ndaj “sulmit të shëmtuar, barbar” të Vladimir Putin.

“Putin duhet të dështojë dhe duhet parë të dështojë në këtë akt agresioni. Nuk mjafton të shprehim mbështetjen tonë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla – ne duhet ta mbrojmë atë kundër një përpjekjeje të vazhdueshme për të rishkruar rregullat me forcë ushtarake,” ka thënë ai.

Johnson do t’u bëjë thirrje homologëve të tij në mbarë botën që të bashkohen nën një plan prej gjashtë pikash në një ese në New York Times të dielën.

Ai do t’u bëjë thirrje liderëve që të mobilizojnë një “koalicion humanitar ndërkombëtar” për Ukrainën dhe të mbështesin vendin “në përpjekjet e tij për të siguruar vetëmbrojtjen e tij”.

Ai do të thotë se presioni ekonomik mbi Kremlinin duhet të rritet, ndërsa liderët i rezistojnë “normalizimit rrëshqitës” të asaj që Rusia po bën në Ukrainë.

Johnson do të thotë gjithashtu se rrugët diplomatike për zgjidhjen e luftës duhet të ndiqen dhe se duhet të ketë një “fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë në të gjithë zonën euro-atlantike”, transmeton Sky News.

/TV Malisheva

Share.