Lëvizja Vetëvendosje ka krahasuar presidentin e Rusisë Vladimir Putin me kasapin e Ballkanit Slodoban Millosheviq, duke thënë se të dy ata kanë veprime e deklarata të ngjashme.
“Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë”, thuhet në një shkrim të Vetëvendosje në Facebook./TV Malisheva
Postimi i plotë:
Putin • Millosheviq
Veprimet dhe deklaratat të ngjashme.
Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë.
Të dy mohues të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Të dy mohues të kombeve që duan paqe e bashkëjetesë njerëzore me fqinjët.
Të dy punuan me presidentin aktual të Serbisë Vuçiq.
Të dy kryen gjenocid.
Të dy mohuan krimet.
Njëri vdiq pa iu shqiptuar dënimi, tjetrit po ia shqipton dënimin e gjithë bota e lirë dhe demokratike.
Autokrati Vuçiq që si ministër i shërbeu Millosheviqit, e si president po i shërben Putin-it duhet të ndëshkohet edhe për të kaluarën edhe për të tashmen e shërbimit të tij.