Drejtoresha e drejtorisë së Inspektoriatit në Malishevë, Besartë Kryeziu- Ramaj është zgjedhur në mesin e dhjetë grave më të sukseshme në Kosovë, raporton TV Malisheva.

Kryeziu-Ramaj u zgjedh në mesin e dhjetshës më të mirë nga ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në bashkëpunim me ambasadën e Holandës në Kosovë.

Drejtoresha e Inspektoriatit përmes një shkrimi në Facebook u shpreh e lumtur për këtë arritje, ku edhe njoftoi që me 8 mars do të tregojë më shumë për këto arritje.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe miqtë e mi,

Ndjehem e nderuar, që në mesin e 10 grave më të suksesshme në Nivel të Republikës së Kosovës, të zgjedhem edhe Unë, nga ish Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, konkretisht, nga “Fondacioni Jahjaga” si dhe Ambasadorja e Ambasadës së Holandës në Kosovë, Sh. S. Carin Lobbezoo “NL Netherlands”.

Me të vërtetë, sa ndjehem krenare, aq edhe me përgjegjësi të reja. Faleminderit pafund për të gjithë ju që besoni në kredibilitetin dhe vlerat e mija.

Prandaj, me datën 8 Mars, ju ftoj që të më ndiqni LIVE, në Ekrane Televizive ( TV Malisheva ) dhe në rrjetin social Facebook, duke filluar nga ora 14:00 – 17:00.

Sinqerisht, Besartë Kryeziu – Ramaj ;

Share.