Në Lushnjë vijon të ketë reshje të dendura shiu dhe shumë pak persona janë drejtuar në 8 qendrat e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të kësaj bashkie.
Qyteti ka pjesëmarrje shumë të ulët, më pak se 20 për qind. Ndërkohë janë fshatrat me pjesëmarrje më të lartë që ndikojnë më pas në pjesëmarrjen totale që tashmë arrin në 30.23 për qind në bashkinë Lushnjë.
Në vitin 2021 në të njëjtën orë pjesëmarrja ishte gati 39 për qind./tch