Autori i familjes shqiptare në Greqi ka mbërritur sot në dyert e Gjykatës së Amaliadës. Para gjykatës ndodheshin dhjetëra qytetarë për të parë fytyrën e monstrës.

Policia kishte marrë masa të shumta pasi kishte frik se autori 60-vjeçar mund të sulmohej nga qytetarët.

Qytetarët me ulërima kanë thirrur “Vrasës, si e bërë këtë për para. Po fëmijët, pse i vrave fëmijët”.  Autori, i veshur me maskë dhe kapuç dhe me kokë të ulur, është futur me shpejtësi në gjykatë.

Kujtojmë që 60-vjeçari vrau familjen shqiptare se nuk kishte paguar një muaj qira. Ai vrau babain dhe nënën dhe më pas me duar mbyti dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç, ndërsa trupat u përpoq t’i largojë nga vendi i ngjarjes./TV Malisheva

Share.