Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 364 civilë janë konfirmuar të vrarë, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, më 24 shkurt.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në afërsi të kryeqytetit, Kievit. /TV Malisheva