Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kështu është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vendin tonë, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Komunën e Malishevës.
Situata aktuale me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Që nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3448 raste, ku 3358 prej tyre janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 4 raste.
/TV Malisheva