Futbollistja e KFF “16 Qershori”, Dorina Qorri është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës U17 për ndeshjet kualifikuese “Uefa Womens Championship”, raporton TV Malisheva.

Ftesën e ka bërë të ditur vet klubi i futbollit “16 Qershori”, përmes faqes tyre zyrtare në Facebook.

“Lojtarja jonë Dorina Qorri ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U17 për ndeshjet kualifikuese “Uefa Ëomens Championship”.Federata e Futbollit e Kosovës me Kombëtaren e Femrave U17, do të marrë pjesë në kualifikimet zyrtare “Uefa Ëomens Championship” të cilat do të mbahen në Kosovë nga data 23-29 Mars.”

Përmes këtij njoftimi treguan që për këto data futbollistja është liruar nga detyrat e klubit dhe i uruan suksese.

“Ekipi ynë pranon me kënaqësi kërkesën nga ana e Federates e Futbollit e Kosovës dhe për datat e caktuara liron nga të gjitha detyrat e klubit lojtaren tonë Dorina Qorri duke i ururar asaj dhe Kombëtares së Kosovës suksese në këto kualifikime”

Në këto kualifikime Kosova do t’i luajë tri ndeshje kundër: Gjermanisë, Austrisë dhe Sllovenisë.

Postimi i plotë:

Lojtarja jonë Dorina Qorri ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U17 për ndeshjet kualifikuese “Uefa Womens Championship”
Federata e Futbollit e Kosovës me Kombëtaren e Femrave U17, do të marrë pjesë në kualifikimet zyrtare “Uefa Womens Championship” të cilat do të mbahen në Kosovë nga data 23-29 Mars.
Në këto kualifikime Kosova do t’i luajë tri ndeshje kundër: Gjermanisë, Austrisë dhe Sllovenisë.
Ekipi ynë pranon me kënaqësi kërkesën nga ana e Federates e Futbollit e Kosovës dhe për datat e caktuara liron nga të gjitha detyrat e klubit lojtaren tonë Dorina Qorri duke i ururar asaj dhe Kombëtares së Kosovës suksese në këto kualifikime🇽🇰

 

May be an image of text

Share.