Interi do të jetë sonte para një misioni shumë të vështirë përballë Liverpoolit në “Anfield Road” aty ku i nevojitet një paraqitje dhe performancë e jashtëzakonshme për të arritur objektivin e madhe, kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kmapionëve.
Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi e nis këtë sfidë me një disavantazh prej dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar në “Giuseppe Meazza”, transmeton TV Malisheva.
Para ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp në konferenc për media kërkoi kujdes të shtuar nga skuadra e tij duke thënë se epërsia prej 2-0 është njëra nga ato që përmbyset më së lehti në futboll, kurse nga ana tjetër, Inzaghi ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme për të dhënë maksimumin në këtë ballafaqim duke synuar përmbysjen e rezultatit.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.
Interi do të ketë mungesën e Barellas në këtë sfidë për shkak të pezullimit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion.
Ja formacionet e mundshme:
Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz
Inter: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko