Të mërkurën në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të ballafaqohen Real Madridit me Paris-Saint-Germain në ndeshjen kthyese të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Ballafaqimi i parë i zhvilluar para dy javësh në Francë u mbyll me fitoren e PSG-së që triumfuan me rezultat 1-0 me golin e vonshëm të realizuar nga Kylian Mbappe.

Pikërisht Mbappe ishte ai që frikësoi tej mase trajnerin Mauricio Pochettino dhe tifozët e PSG-së kur dje u raportua se ai pësoi një lëndim gjatë stërvitje dhe prania e tij në këtë ndeshje ishte në dyshim, transmeton TV Malisheva.

Megjithatë, tashmë kjo breng ka kaluar pasi Mbappe është i përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Realit dhe madje pritet edhe të luajë nga minuta e parë.

 

Share.