Drejtori i drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, priti në takim, udhëheqësin e njësisës së ” Hidroregjionit”, në Malishevë, Njazi Bytyçin, me të cilin biseduan, për projektet dhe punët të cilat aktualisht po i kryejnë kjo njësi brenda territorit të Komunës së Malishevës.
Morina, kërkoi në mënyrë ultimative që për çdo punë që fillon njësia e ” Hidroregjionit” në Malishevë, së pari të merrë leje pëlqimi për të nisur punimet për sëcilin projekt që ka planifikuar apo edhe riparim, sepse vazhdoi Morina, infrastruktura rrugore e shtruar me asfalt dhe trotuaret me kubëza, po dëmtohet nga punimet e kësaj njësie dhe nuk po kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse nuk përfillen këto kërkesa, do të sanksionohet njësia në fjalë përmes rrugëve ligjore.
Në anën tjetër, Njazi Bytyçi, udhëheqës i njësisë së ” Hidroregjionit” në Malishevë, u zotua se për çdo prishje gjatë punimeve që bënë njësia jonë, jemi në gjendje që atë infrastrukturë rrugore do ta riparojmë dhe ta kthejmë si ishte më parë.
/TV Malisheva