Një rast i vdekjes dhe 32 raste të reja me COVID-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të 868 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 188 pacientë.

“Nga 868 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 188 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696”, ka njoftuar Ministria.

Në total numri i rasteve aktive është 864.

/TV Malisheva

Mund të jetë një imazh i teksti

Share.