Shkon në 200 numri i izraelitëve të testuar pozitivisht për koronavirusin.
Prej tyre, 157 janë shtruar në spital, ndërsa 34 të tjerë trajtohen në shtëpitë e tyre përkatëse.
Edhe të tjerët janë gati për t’u shtruar në spital gjithashtu, deklaroi Ministria izraelite e shëndetësisë.
Në Bregun Perëndimor numri i të infektuarve u rrit dje me tre njësi (të gjithë në Betlehem) duke arritur shifrën totale 38.