Organi qeverisës i futbollit evropian UEFA raportohet se ka plot 1 miliardë euro në konton e saj për skuadrat e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, ku shuma që do të fitojnë varet nga faza të cilën e prekin.
Maksimumi që një skuadër mund të fitojë nga ky sezon i Ligës së Kampionëve është 84 milionë euro, por në mënyrë që një skuadër të arkëtojë këtë shumë, duhet të fitojë çdo ndeshje të fazës së grupeve dhe po ashtu të triumfojë në finale.
Skuadrat që kanë rekord të 100% të fitoreve në fazën e grupeve të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve janë Liverpooli, Ajaxi dhe Bayern Munich.
Shuma e këtij sezoni do të ndahet në disa vende, ku të 32 skuadrat pjesëmarrëse do të arkëtojnë afro 14 milionë euro pavarësisht paraqitjeve të tyre ose arritjes në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni shumat e skuadrave të cilat do të përfitojnë nga arritja e tyre këtë sezon.
14 milionë euro për arritjen e fazës së grupeve
2.7 milionë euro për çdo fitore në fazën e grupeve
929,000 euro për barazim në fazën e grupeve
9.6 milionë euro për arritje në fazën e eliminatoreve
10.1 milionë euro për arritje në çerekfinale
12.5 milionë euro për arritje në gjysmëfinale
15.5 milionë euro për arritje në finale
4.5 milionë euro për triumf në finale të Ligës së Kampionëve
/TV Malisheva