Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas 45 minutash, “derbi i mbijetesës” mes Ulpianës dhe Dukagjinit po luhet baras 0:0, shkruan FrontOnline.
Kurse, Malisheva nga ana tjetër po avanson 2:0 ndaj liderit Ballkanit me golat e Mërgim Pefqelit në minutën e 42-të dhe Arbër Pirës (’44).
Dhe për fund, Prishtina po fiton 0:2 ndaj Feronikelit me golat e Otto John (’32) dhe (’42).
Ndryshe, këto tri ndeshje janë të vlefshme për javën e 24-t në Superligën e Kosovës.
/TV Malisheva